Ditën e sotme, Radiotelevizioni i Kosovës, njoftoi se Serbia po punon për eliminim fizik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, teksa ky i fundit po zhvillonte një takim në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Pavarësisht se për qytetarët ky lajm u bë i ditur përmes mediave, për titullarët e shtetit të Kosovës, nuk ishte informacion i ditur.
Konkretisht bëhet fjalë për kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ishte pranë Kurtit, kur ky i fundit u pyet nga gazetarët mbi informacionet e supozuara për një atentat ndaj tij.
Konjufca duket se nuk ishte në dijeni të këtij informacioni dhe habitet shumë nga pyetja e gazetares, drejtuar Kurtit.
Diskutime rreth kësaj post