Gjyshi i Ritvan Zykajt, autorit të masakrës në Selenicë, kërkoi t’i sillnin nipin sepse do të ishte vetë ai që do t’i merrte jetën për aktin që bëri.
Ndërkohë që prindërit e vrasësit janë larguar nga fshati, gjyshi i tij Kujtim Zykaj, i cili është dhe vëllai i Demirit, njërit prej viktimave ka shkuar për ngushëllim në familjen e të vëllait të tij.
“Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë”, ka thënë Kujtimi.
Pak banorë që flasin, tregojnë si i kanë njohur ata që humbën jetën, por edhe autorin dhe familjen e tij.
“Unë kam qënë shok me Azemin. Nuk kemi fjalë”, është shprehur një mik i Azemit
“Ishin njerëz të rregullt. Hanin, pinin. Djali ishte në rregull me aq sa e kam takuar. Nuk e di në ka qënë problematik. S’më ka rënë në vesh gjë”, tha një banor i zonës.
Banorët janë ende të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, por janë kthyer në përditshmërinë e tyre. Situata në Resulaj nuk mund të harrohet lehtësisht.
Diskutime rreth kësaj post