Policia e Durrësit dhe ajo e Kukësit, vijojnë kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, ku sipas nënës së vogëlushit është rrëmbyer nga gjyshërit.
Burime nga policia e Durrësit, thanë se janë ushtruar kontrolle në disa banesa në zonën e kënetës ku edhe familja Gjuni banon dhe ka të afërm, por asnjë gjurme nga 3-vjeçari dhe gjyshja e tij.
Gjithashtu, policia e Kukësit ka ushtruar disa kontrolle në zonën e Hasit, por pa rezultat.
Teksa nëna e 3- vjeçarit pret që të bashkohet me të birin, gjyshi Rexhep Gjuni refuzon të bashkëpunoj me policinë për të treguar ku ndodhet bashkëshortja e tij me nipin.
“Rexhep Gjuni refuzon të bashkëpunojë për të gjetur djalin. Nuk tregon ku ndodhet bashkëshortja e tij me nipin. Edhe pse e kemi vënë para përgjegjësisë së po bene kundravajtje penale vazhdon të qëndroj indiferent ndaj kërkesës sonë për të bashkëpunuar. Ne po vazhdojmë kërkimet në disa zona ku mendojmë se fshihet gjyshja me nipin. Po deri tani kërkimet nuk kanë pasur rezultat. Ne kemi besim se do ta zgjidhim këtë problem me ndihmën e Rexhepit ose jo”,– thanë burime nga policia.
Diskutime rreth kësaj post