Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila bëri shumë bujë në media dhe në rrjetet sociale, pas publikimit të disa videove skandaloze që ajo hidhte në Tik-Tok, ka dalë sot para organeve të vettingut. Mësohet se gjyqtarja nuk ka marrë avokat për ka zgjedhur të mbrohet vetë. Më herët, Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka deklaruar se Kapedani nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e saj dhe se nuk ka bërë deklarime të sakta. Theksi është vendosur sidomos në një apartament banimi 50 mijë euro në Tiranë që sipas raportit është një pasuri e krijuar para detyrës së saj si magjistrate.
Subjekti ka shpjeguar se babai I saj ka punuar në Greqi dhe ka patur mundësi financiare. KPK ka kryer hetimin dhe ka rezultuar se familja e saj ka të ardhura për të justifikuar këtë pasuri të blerë para fitimit të statusit të magjistratit”. Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit. Gjithashtu, në pasurinë e saj përfshihen dhe ato të bashkëshortit si dhe disa dhurime nga i vëllai në Skoci, në shuma jo të vogla. Nuk dihet sa çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK-shkalla e parë e vettingut) për këtë magjistrate që ka kaq shumë “njolla” në karrierën profesionale.
Kapedani u shkarkua nga detyra pas videove që i dolën në media, ku shfaqej duke bërë sfilandë në zyrat e gjykatës dhe duke dëgjuar muzikë “gangsta”.
Diskutime rreth kësaj post