Pastori Akil Pano teksa fliste për videot e gjyqtares Enkeleda Kapedani, Pano tha se njerëzit largohen nga Shqipëria sepse të rinjtë shohin këto modele të shëmtuara dhe nuk gjejnë mundësi të tjera
Deklarata e Panos:
“Profesionet më të nderuar në vend janë dekonstruktuara. Këto profesione janë goditura moralisht. Shqiptarët largohen nga vendi sepse modele të tilla janë të shëmtuara dhe të rinjtë nuk gjejnë modele dhe mundësi.
Shoh se shumë individë që janë katapultuar në funksione kyçe të vendit, janë njerëz me probleme identitare. Nëse shohim se një gjyqtare jeton në botën e një sportisti apo një missi ose një këngëtareje, nuk ka një sintezë mes dy botëve,”- tha Pano.
Diskutime rreth kësaj post