Këtë të hënë gjyqtari i Apelit Ervin Metalla është përjashtuar nga rradhët e drejtësisë nga ana e Vettingut, e cila e gjeti atë të papërshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se Metalla ka manovruar në mënyrë të dyshimtë me një kredi të butë për një arpartament të tij.
Por ajo që ka habitur jo pak, ka qenë reagimi i gjyqtarit në rrjetin social. Metalla ka reaguar ndaj vettingut përmes një poezie të cilën mund ta lexoni më poshtë:
KU TA DIJA UNE I VARFRI
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën, dola malit
Të luftoja per liri,
Ku ta dija une i shkreti
Se armiku ishe ti.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja ne furtunë;
Ku ta dija une i ngrati
Se armiku isha unë./Gazeta Express
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/gjyqtari-thur-poezi-pas-shkarkimit-ku-ta-dija-une-i-ngrati-se-armiku-isha-une-561143/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post