Dy ditë më parë, një ngjarje tronditi mediat dhe si rrjedhojë opinionin publik. Bëhet fjalë për rastin e gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili u paraqit ne Spital me plagë në formë therjeje. Ishin gazetarët e kronikës ata që rastisën apo u informuan nga personeli i spitalit, sepse sipas te gjitha gjasave dhe të dhënave që vijuan më pas, Gjermeni as që kishte ndërmend ta bënte çështjen publike.
Por kulmi vijoi kur Gjermeni i kërkoi policisë ta pushonte hetimin pasi ishte vetëplagosur pa dashje. Më saktë, Artan Gjermeni edhe publikisht pranoi se ngjarja ishte aksidentale dhe kishte ndodhur në garazhdin e makinës ndërsa ishte duke ulur qepenin.
Dy pyetjet që shtron Lajme.al lidhen me vërtetësinë dhe moralin e një gjyqtari. Së pari, Gjermeni i është dukur publikut i pabesueshëm qëkurse i dha Ardian Fullanit pafajësinë për vjedhjen e miliarda lekëve. Së dyti, sikur kurrë të mos kish ndodhur rasti i Fullanit, një gjyqtar që refuzon të bëjë denoncim për plagosjen e tij, është i dyshimtë e duhet fshirë nga sistemi.
Policia shqiptare i njeh rastet e tërheqjes së denoncimeve, por këto janë situata rrugaçësh që për t’iu shmangur drejtësisë e mbyllin çështjen me lekë. Në të kundërt, Gjermeni është dhunuar barbarisht gjatë një sherri familjar e nuk do të bëhet publike situata personale.
Përse mund të mos jetë ngjarje aksidentale?! Sepse Artan Gjermeni kishte 4 plagë, në pjesë të ndryshme te trupit, që një qepen mund t’i shkaktojë aq saç u shkaktua vdekja aksidentale e Olldashit që udhëtonte me 20 km/orë.
Diskutime rreth kësaj post