Sot, u zhvillua seanca gjyqësore nga Gjykata e Apelit në Tiranë, në ngarkim të drejtorit të IEVP-së së Durrësit, Astrit Kotja. Në shkelje flagrante të ligjit, pa asnjë provë, pa asnjë fakt, gjykata e apelit pranoi kërkesën e prokurorisë, duke i dhënë masën “arrest me burg”, njeriut të fundit që mund të ketë lidhje me çështjen e bujshme.
Prokuroria e Durrësit, e drejtuar nga famëkeqi Agron Gjana, një nga prokurorët e parë, që i është pezulluar viza amerikane si i dyshuari kryesor në listën e vetingut, për vepra si korrupsion dhe veprime të tjera të paligjshme, për të shpëtuar bashkëpuntorët e tij, gjeti një kurban për ta viktimizuar.
Por, Agroni i ka bërë llogaritë gabim, nëse mendon se do shpëtojë të poshtrit që kanë mbytur me llumin e padrejtësisë vendin, e ku bënë pjesë dhe ai vetë. Ish-drejtori nuk ka asnjë mundësi të arrestoi apo të liroi të burgosur. Drejtuesit e burgjeve janë administratorë dhe funksionarë civil, për regjimin e burgut.
Si mundet, një drejtor, të liroi një të burgosur, kur nuk ka të drejtë as të japë uljen e 3 muajve nga dënimi vjetor që e përfiton çdo i burgosur, që e përfiton vetëm kur nuk ka thyer rregulloren e burgut?! Edhe për këto 3 muaj, duhet vendimi i gjykatës dhe prania e prokurorit.
Zyrtari që llogariti kohën e dënimit, është juristi i burgut, i cili është në kërkim. Natyrisht, sepse nuk mund të bëhej dhe ai viktima e dytë e familjes Labi. Kjo, na bënë të dyshojmë, se organi akuzës ka bashkëpunuar me të dyshuarin, para se të ekzekutonte vendimin.
Qëllimi i grupit gjykatë-prokurori, ishte një dhe i vetëm: “T’i mbyllnin gojën Ambasadës Amerikane me mashtrimin prej ordinerësh. Kështu, si njerëz të paskrupullt, e gjetën fajtorin dhe e plasën në qelinë e të liruarit.” Por harruan se arrestuan “rojen” e rojeve të burgut!
Në fakt, e vërteta do të zbardhet, sepse ishin ata, “agronat” dhe gjyqtarët e Apelit të Durrësit, që i dhanë lirinë Lul Berishës. Ndryshimi i masës së dënimit, bëhet në prani të një trupe gjyqtarësh, një prokurori dhe një avokati.
Si mund të jenë aq injorantë amerikanët, sa të besojnë, që të gjithë këta juristAi është të “mëdhenj”, i mashtroi një jurist i “vogël”, sepse nuk njihte ligjin dhe matematikën?! A mundet ambasadori Lu ta gëlltis talljen nga këta gjyqtarë dhe prokurorë? Vërtetë mendojnë se mund t’i a hedhin kaq lehtë duke përdorur si viktimë, një jurist dhe një zyrtar të thjesht?!
Vaj hallit, sikur t’i binte në dorë këtij juristi llogaria e viteve të burgut të Zani Çaushit apo Aldo Bares, çfarë fati do kishin, do ishin sot në shtëpi duke u ngrohur pranë oxhakut?!
Kjo është një fabul e ndyrë, që nuk e beson askush, një sajesë e turpshme e organit të akuzës. Të vendosi fatin e një të burgosuri, një jurist i “pashkollë” është çmenduri, e as imagjinata nuk ta pranon. Lëre pastaj, që ky jurist, na paska bashkëpunuar me një zyrtarë, që është jashtë funksionit të tij, kur firmos letrat e juristit.
Ndërsa Lul Berisha gëzon lirinë, që ndoshta i takon, sepse asnjë nuk ka vërtetuar të kundërtën, drejtori “kurban” e zëvendëson në qelinë e tij, sipas shprehjes së hajdutit: “Kokë lash, kokë mora.”
E vërteta nuk mund të fshihet. Dokumentat janë aty, të stivosura dhe të vulosura. Janë po këto gjyqtarë dhe kjo prokurori, që pasi të përgjigjen për milionat e përfituara nga individë që kanë blerë drejtësinë dhe ata të cilët i janë detyruar ta blejnë pa kryer asnjë krim, do përgjigjen për të gjitha vendimet përpara ligjit, e le të shpresojmë jo përpara Zotit.
Këto banditë të drejtësisë, që firmosën lirimin e Lul Berishës, sikur po shisnin dy kokrra vezë që nuk u nevojitej fatura, do kalojnë në “sitën” e vetingut për vendimet e dhëna “djallëzisht” në favor të krimit, apo vendimet që kanë shkatërruar jetë njerëzish, për të ndërtuar sarajet për qejfet e ahengjet e tyre.
Shumë shpejt, nëse bëhet drejtësi në këtë vend, këto kodoshë, që rrinë me çekiç në dorë, do ta dëgjojnë çekiçin pas koke dhe qelinë e viktimës së fundit do ta pastrojnë me gjuhë, kur të jetojnë me njerëz të kallepit të tyre dhe ata që i kanë fundosur padrejtësisht./Tellalli.al/
Diskutime rreth kësaj post