Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke folur për gjyqin ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, kujtoi shprehjen, sipas tij, të Jozefina Topallit, teksa ka thënë se Bashës “i shkon për shtat të dënohet për falsifikim”.
“Akuza që dënohet deri në 5 vite burg, e bën Lulzim Bashën një person… është e rëndë, që Lulzim Basha për falsifikator, është një akuzë që i shkon për shtat të dënohet. Kur e ka thënë edhe Jozefina Topalli që Lulzim Basha të gënjen edhe kur e pyet sa është ora”, u shpreh Balla, i cili u kundërshtua nga politikani Preç Zogaj, sipas të cilit shprehjen për Bashën e ka thënë Ilir Meta dhe jo Topalli.
Diskutime rreth kësaj post