Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar, Gjykata e Apelit në do të mblidhte sot për të vendosur se kujt i takon drejtimi i Partisë Demorkatike. Sot që flasim PD është ndarë në dy pjesë, ku nga njëra anë është deputeti Enkelejd, Alibeaj, ndërsa nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha. Mirëpo kjo ndarje, jovetëm që e ka thelluar krizën në Partinë Demorkatike, pasi palët qëndrojnë të ndarë, por ka shkaktuar edhe debat të madh politik. Kështu që “shapin nga sheqeri” se kujt i takon timonin i PD pritet që sot do ta ndajë gjykata. Gazeta ka mësuar se gjyqtarët që kanë në dorë çështjen, janë nën presion të madh politike, ku padyshim kërcënimet dhe shantazhet nga ish-kryeministri Berisha dhe ithtarët e tij kundrejt trupës që do shqyrtojë çështjen, kanë qenë të mëdhaja, si në prapaskenë, ashtu edhe në publik, të cilët një zëri kërkojnë që vendimi të shkojë në favor të tyre, pasi në të kundërt “togat e zeza”, madje edhe grupin e Alibeajt, i presin ditë të vështira. Kjo do të thotë se vendimi i sotëm, është vendimtar dhe pritet të shkaktojë debate e madje nxehje gjakrat, pasi njëra nga palët ose grupi i Alibeajt, ose i “Foltores” do të humbasë.
Skenarët
Po çfarë ndodh nëse Gjykata e Apelit i heq nga duart Berishës partinë që i dha gjyqtari Agron Zhukri? Për Rithemelimin mbeten katër opsione. Varianti i parë konsiston në krijimin e një partie të re politike, duke mundësuar regjistrimin në zgjedhje. Varianti i dytë konsiston në bashkimin me PD-në me në krye Alibeaj, por ky version është më pak i mundshëm pasi statuti i PD-së së Alibeajt përjashton Berishën nga partia për shkak së damkës së non gratës. Varianti i tretë dhe më i mundshmi është që Rithemelimi të regjistrojë kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë në emrin e Partisë së Lirisë, me në krye Ilir Metën. Një skemë e tillë u aplikua edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Nëse Gjykata e Apelit do të njohë PD-në me në krye Alibeajn si parti zyrtare, athëere Berisha do të duhte lë largihet nga selia blu. Po ashtu, një vendim në favor të Alibejat, bën që Rithemelimi të humbasë automatikisht përfaqësimin me komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Partitë politike duhet të ketë propozuar para datës 14 shkurt 2023 anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të cilat përbëhen nga 7 anëtarë, ku dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. E njëjta formulë ndarje aplikohet edhe për anëtarët e Qendrave të Votimit dhe Grupet e Numërimit të Votave. Konkretisht, 2 komisionerë propozon PS-ja, 2 PD-ja zyrtare, një komisioner Partia e Lirisë si partia e dytë më e madhe në opozitë dhe një PSD-ja si partia e dytë më e madhe në pushtet. Nëse Apeli njeh Alibeajn si kryetar të PD-së, në këtë rast dy komisionerët do të propozohen nga Alibeaj dhe Basha, si dhe një komisioner nga Partia e Lirisë.
Çfarë ka ndodhur?
Kolegj Civil do të shqyrtojë sot ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, Kuvende të thirrura nga Lulzim Basha. Gjykata e Apelit njoftoi zyrtarisht se çështja do të shqyrtohet nga një treshe e përbërë nga gjyqtarja Irida Kacerja si relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë. Një ndër vendimet e rëndësishme të Kuvendit të 18 dhjetorit, ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën. Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë ‘zhbëhet’ Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës. Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës. Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike. Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj. Ky ankim është një nga tre ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Në 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD. Kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha. Ndërsa në tjetrin, mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballjen e tyre gjyqësore. Këto dy ankime janë në pritje të shqyrtimit dhe ende nuk është caktuar një datë për to.
Diskutime rreth kësaj post