Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ishte i pranishëm ditën e sotme në Korçë në takim me strukturat e PD-së. Gjatë takimit ai ka folur edhe për gjyqin e ditës së hënë të çështjes “Babale” dhe Salianji ka konfirmuar se do të marrë pjesë. Deputeti u shpreh se shpejtësia e çështjes gjyqësore është e vonuar dhe se po hetohen ata që denoncojnë dhe gazetaët, e jo ata që i marrin paratë qytetarëve.
“Do të jem aty, si çdo qytetar. Do jem i pranishëm. Kam mbi 600 çështje gjyqësore. Shpejtësia është e vonuar, penguar, nuk ka hetim ndaj atyre që marrim paratë e qytetarëve por hetohen gazetarët dhe ata që denoncojnë.”-tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post