Nga Anri Bala
Është me të vërtetë ashtu siç flitej për të! E pohuar dhe nga goja e “mikut të tij të mirë” Ilir Meta, kryemagazinieri i SHQUP-it na paskërka qenë një gënjeshtar i madh… edhe kur e pyet për orën! Dje, Luli i SHQUP-it, pasi broçkulliti për hapjen e Partisë, e kënaqi veten duke nxjerr mllefe me miqtë e tij anti-Rama, me drejtuesin “Kipe Rakipi, zotërinjt Tatos Lupon dhe Bushat Kapon”, duke u ngrehur e trimëruar si miu i dehur që kërkonte luanin për ta q**ë.
Si njeri pa “shtyllë kurrizore” që është dhe gënjeshtar kalibri, Luli i SHQUP-it arriti t’i habisë të gjithë shikuesit e emisionit të Kipes, sidomos ata të vetët që i rrin pas derës dhe mezi presin t’ua u hap. Fare qesharak ishte veprimi i tij për të mos u ballafaquar me kryebashkiakun Vangjush Dako, të cilin me “trimëri dhe burrëri” e kallëzoi në Prokurori me motivacionin se, ishte ai që e kishte liruar adashin e tij… Lulin e Durrësit nga burgu! Për habi timen, pyeta veten: Si ka mundësi që Luli i Durrësit, i paska bërë ca vite burg i akuzuar për vrasjen e pesë personave, ndërsa Luli i SHQUP-it nuk ka bërë asnjë orë burg për vrasjen e katër personave… një më pak se Luli tjetër?!
Luli i SHQUP-it kërkon të na mbush mendjen, madje edhe vetë është i bindur se: Dako është personi që liroi Berishën nga burgu. Ndërsa gjyqtari Shkëlzen Selimi që mbylli Gërdecin, arkivoi 21 janarin dhe liroi Fullanin, paska qenë vetëm firmëtar i vendimit që kishte dhënë kryetari i Bashkisë së Durrësit.
Askush nuk e kuptoj se çfarë vepër penale kishte kryer Vangjushi, por Luli vazhdoi ta fyente edhe nga studio e Kipes, duke i drejtuar gishtin si kriminel! Madje nuk pranoj as të ballafaqohej me kryebashkiakun në lidhje telefonike me studion, sepse ai është njeri me parime dhe i ndershëm, fytyra e vërtetë e PD-së, i pastër qelibar, që kurrsesi s’mund të pranojë të flas me “kriminela”, madje as në telefon, aq më tepër kur “krimineli” është socialist dhe kryetar bashkie, që i ka poshtëruar me tre humbje të thella radhazi… atë dhe çfarë përfaqëson ai.
Nuk e di akoma se si, por intrigaxhiu pa konkurrent, sajoi në një farë mënyre trillin e tij se: Vangjushi liroi nga burgu Lul Berishën për ta përdorur në zgjedhje kundër Lul Bashës?! Vetëm për këtë kishte marrë pjesë në emision kryegenjeshtari, ndërsa anal-istët kishin ardhur t’i mbanin ison. Tani ma besoni nuk them kot kryegënjeshtar, vetëm të shikoni videon e regjistruar në emisionin “Të Paekspozuarit”, që të kuptoni se kush është në të vërtetë Lulzim Basha.
Dy ishin gënjeshtrat historike të Lulit të SHQUP-it, e para: Deklarata që bëri për protestat e premtuara të demokratëve të “mërzitur” në muajin janar, paska qenë një mashtrim i madh, eufori e momentit. Pa pikë turpi dhe skuqje në fytyrë, Lulushi deklaroi se protestat tashmë janë demode dhe nuk do ketë më të tilla! Kjo tregon se Luli po bindet: Nuk ka më “budallenj” të ndjekin Lulin nga mbrapa nëpër mitingje, sepse ai nuk bind më asnjë… madje as të tijët.
E dyta që nuk do të harrohet kurrë, ishte deklarata e tij, se: “Kur është formuar PD, Luli ka qenë 7 vjeç dhe kur është larguar nga Shqipëria ka qenë 17 vjeç!” Të gënjesh për datën e lindjes, kur je person publik nuk është e lehtë, por është e pafalshme të mos dish kur është formuar partia që ti drejton.
Kur Basha ka qenë 7 vjeç, shoku Sali bënte xhiro me varkë me teserën e Partisë së Punës në xhep, ndërsa Xhela, babai i Lulit, rregullonte makinën e shokut Enver, si elektro-auto në parkun e “KQPPSH”. Lulin nuk e linte kurrë babai të merrte pjesë në lëvizjen rinore pë demokraci, sepse ka qenë në lulen e moshës, por Lulja as që e dinte se çfarë bëhej rreth e rrotull. Ndaj siç duket do ketë pirë “mall” të keq në Hollandë, që ka humbur kujtesën!
Tani ose Luli s’di kur ka lindur, ose s’di kur i ka “lindur” partia! Ose Luli s’di kur është larguar drejt Hollandës, ose ka harruar profesionin kamarier në Rinas, të vetmen punë që ka bërë mirë deri më sot?! Disa nga këto pikëpyetje, do ngelin formul pa përgjigjje! Ne s’na mbetet vetëm që të lusim Zotin të vij në vete, se gjynah i shkreti, mendon akoma se si ka mbushur 33 vjeç!/Tellalli.al/
Diskutime rreth kësaj post