Ferdinant Rukaj u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liljana Rukaj dhe për shkak se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ai shpëtoi nga burgimi i përjetshëm.
Në përfundim të gjykimit të nisur në muajin maj, Ferdinant Rukaj u dënua me 35 vjet burgim. Rukaj vrau në vitin 2016 bashkëshorten e tij, Liljana Rukaj, të cilën e hodhi nga ballkoni.
Për këtë krim makabër, vëllai i të ndjeres bashkangjiti padi në gjyqin kundër tij, duke kërkuar dëmshpërblim. Por, për shkak se u pranua gjykimi i shkurtuar, gjykata veçoi padinë civile të familjarëve, e cila do të shqyrtohet nga një gjykatë e zakonshme.
Për krimin në familje parashikohej aplikimi i gjykimit të shkurtuar duke sjellë lehtësira për autorët, të cilët i shpëtonin burgimit kapital.
Pas 1 gushtit me hyrjen në fuqi të Kodit të Procedurës Penale, askush që akuzohet për vrasje që parashikojnë burgun e përjetshëm, përfshi edhe vrasësit në familje nuk kanë të drejtë të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
Diskutime rreth kësaj post