Ish- deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar pushimin e akuzës për dosjen e lobimit të PD në SHBA. Bylykbashi e cilësoi si një kapitull të turpshëm, sipas tij kryeministri po përdor Vettingun për të bërë presion mbi gjyqtarët.
“Për pjesën më të madhe të akuzës Prokuroria tha se nuk ka prova. Vërtetoi se sa herë bënte një deklaratë Taulant Balla, Prokuroria vihej në lëvizje. Edi Rama bën presion me Vettingun mbi gjyqtarët. Kjo është mbyllja e një kapitulli të turpshëm që PS i ka bërë Partisë Demokratike”, tha Bylykbashi i ftuar në studion e “ABC News”.
Diskutime rreth kësaj post