Gjykata e Krimeve te Rënda nuk ka pushuar çeshtjen ndaj Admir Muratajt për grabitjen e blindave me para në 2017. Prokuroria kishte kërkuar pushimin e çështjes, por Gjykata vendosi për ta shtyrë vendimin.
Senaca e gjykimit është shtyrë për shkak të mungesës së aktekspertimit për vdekjen e Muratajt.
Prokuroria nuk kishte çuar në Gjykatë certifikatën e vdekjes si dhe analizën e ADN-së. Prokurori i Krimeve të Rënda u shpreh se gjurmët e gishtave përkojnë me të Admir Muratajt, por Gjykata kërkoi edhe certifikatën e vdekjes dhe analizat e ADN-së.
Seanca ka qenë për pushimin e çeshtjeve në ngarkim të tij për grabitjet e viteve më parë.
Admir Murataj u vra gjatë shkëmbit të zjarrit me Policinë pranë Rinasit. Murataj ishte në proces gjyqësor edhe për grabitjen e blindave me para në Qafë-Kashar, në 2017-në.
Diskutime rreth kësaj post