Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Transparencës për çmimet. Bardhi shkruan se kjo është një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj.
“Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj. Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo kolegë që mbështeti këtë inicativë”, – shkruan Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post