Ambasadorja e SHBA-vë në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi. Përmes një statusi në Twitter Kim shkruan se pas 3 vitesh paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020. Teksa thekson se që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka dhënë 25 vendime, paralajmëron se rastet e vështira po vijnë.
Më tej, ambasadorja thekson se SHBA do të jetë me Shqipërinë, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional.
Deklarata e Yuri Kim:
“Pas 3 vitesh paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka marrë 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë. Reforma në Drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me ju, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional”, shkruan ambasadorja Kim.
Diskutime rreth kësaj post