Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë një vendim që rikthen për rigjykim dosjen e Aldo Bares.
I dënuari me burgim të përjetshëm për ngjarje të ndryshme në zonën e Lushnjes, u kap në Turqi, ku qëndronte i fshehur, ndërsa në Shqipëri gjykatat e kishin dënuar atë. Pas një seri vendimesh, burgimi i përjetshëm për të qëndroi në fuqi. Por, me avokatët e tij i dënuari vazhdoi betejën në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo e fundit, disa ditë më parë, ka marrë një vendim duke e rikthyer çështjen e tij në gjykatë me arsyetimin e shkeljeve të shumta proceduriale. Edhe pse thuhet se vendimi është marrë disa ditë më parë, ai nuk është publikuar ende nga Gjykata Kushtetuese.
Pas këtij vendimi, sipas juristëve, dosja e Aldo Bares do të kalojë për rigjykim në Gjykatën e Lartë. Aldo Bare u dënua me burgim të përjetshëm me disa akuza për vrasje me paramendim, krijim organizate kriminale, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje.
Diskutime rreth kësaj post