Shfuqizohet ne Gjykaten e Apelit vendimi për bllokimin e pasaportës së Saimir Tahirit. Ish ministrit i rikthehet pasaporta dhe tani mund të lëvizë jashtë shtetit.
Prej orës 14:00 Tahiri ndodhej në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, por pas vendimit të gjykatës ai doli dhe nuk tha asnjë fjalë.
Ish-ministri i Brendshëm kishte apeluar masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për bllokimin e pasaportës.
Tahiri dhe avokati i tij pretendojnë se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re që Gjykata të marrë vendimin për t’i bllokuar lëvizjen jashtë vendit.
Diskutime rreth kësaj post