Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Gjykata e Apelit me urdhër të Edi Ramës, i hoqi vulën e partisë më të madhe në opozitë që themeloi mbi 30 vite më parë, duke ia dhënë Enkelejd Alibeajt.
Ai tha se revolucioni nuk do të ndalet, duke u bërë thirrje demokratëve që të ngrihen kundër qeverisë.
“Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës. Sot jemi në një orë dhe prove të vërtetë dhe unë kam besim se demokratët janë të vendosur të mbrojnë me cdo kusht dhe cdo çmim pluralizmin dhe PD-në.
Tre ditë pasi e mbajtën nëntë muaj, tre ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje anuluan një vendim legjitim vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama. Cdo gjykatës me integritetin më minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk kam qenë palë, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje, por ata kishin vendimin e shkruar në zyrën e Ramës për të ndëshkuar opozitën.
Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik miqësor. Jemi betuar për të përmbysur monizmin e Edi Ramës. Unë u bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historik, të shpëtimit të pluralizmit dhe demokracisë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post