Mesditën e sotme, gjykata ka lënë në fuqi masën e arrestit “Detyrim paraqiteje” për gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe ka konfirmuar gjithashtu vendimin me “arrest në burg në mungesë” ndaj Albert Veliut i njohur ndryshe si “Babalja”. Gjithashtu në seancë u vendos që të lihet në fuqi, edhe vendimi “Arrest me burg” për Fredi Alizotin, i cili akuzohet si imitues i zërit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Geron Xhafaj.
Në përfundim të seancës, avokatët e palës mbrojtëse kanë kundërshtuar ashpër masën e dhënë, përmes disa argumenteve që paraqitën, por që nuk u morën parasysh.
Masat e dhëna për çështjen “Babale”:
“Arrest në burg” për shtetasin Albert Veliu, si i dyshuar për kryerjen e veprat penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga nenet 305/25 dhe 297 të K. Penal.
“Arrest në burg” për shtetasin Fredi Alizoti, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal.
“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jetmir Olldashi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë, në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 305/25 i Kodit Penal
Diskutime rreth kësaj post