Altin Lala është dënuar me gjobë 17100 euro nga Gjykata e Distriktit të Hanoverit. Ai mësohet se i ka dhënë 300 euro ryshfet një klubi qitjeje për të marrë një leje paraprake për mbajtjen e revoleve sportive. Sipas ligjit, kjo leje duhet të merret pas një kursi dhe provimi të caktuar, por Lala ka menduar t’i kalojë hapat.
Ngjarja ka ndodhur dy vite më parë, në “SSV Hameln 2000”, kur ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka blerë një certifikatë ekspertize për 300 euro. Në korrik, tre ish-drejtues, me të cilët ka bashkëpunuar Lala, përfunduan pas prangave, sepse kishin fituar deri në 1560 euro për çdo leje të shitur nën dorë (rreth dy mijë të tilla).
Dënimi fillestar për Lalën ka qenë 22800 euro, por është ulur në 17100, sepse ai ka pranuar akuzën, ka dorëzuar lejen dhe nuk ka pasur armë në zotërim. Leja paraprake që ka marrë Lala quhet “Sachkunde-Nachweis” , ndërsa ajo për të mbajtur armë quhet “Waffenbesitzkarte”. Kaq e vështirë është për t’i siguruar ato, saqë 43-vjeçari është kapur mat që në të parën.
Diskutime rreth kësaj post