Gjykata e Tiranës i ka caktuar masës e sigurisë arrest ne burg me afat 40 ditë Dritan Goxhajt, i arrestuar pak ditë më parë në kryeqytet, me urdhër të Gjykatës Speciale.
Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim te ish-ushtarit të UÇK-së.
Përballë togave të zeza Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve ne rrjete sociale. Ai kërkohet nga ana e autoriteteve të Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.
Dritan Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë, ku si një ushtarak me eksperiencë ndihmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë luftës së Kosovës, edhe i biri Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e Aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.
Prokuroria e Tiranës ka sqaruar përmes një njoftimi për mediat akuzat ndaj ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj të arrestuar në Tiranë më 31 korrik me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se Goxhaj akuzohet për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post