Kërkesa e ish Prokurorit Adriatik Llalla është pranuar nga Gjyakata e Posaçme për të shfuqizuar gjykimin e shkurtuar. Kjo do të thotë që procesi fillon nga e para dhe Llalla fiton kohë deri në shpalljen e një vendimi ndaj tij.
Më 2 prill, gjykata kishte shtyrë për ditën e sotme seancën, ku shkaku i shtyrjes ishte ndërrimi i avokatit. Seanca e radhës pritet të mbahet në 20 prill.
“Do ta çoj çështjen deri në fund”, – u shpreh Lalla përballë Gjykatës.
Në konkluzionet përfundimtare të lexuara në 19 mars, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Llallës dhe dënimin e tij me 2 vite burg, por për shkak uljes që garanton gjykimi i shkurtuar, kërkesa përfundimtare e SPAK për ish-kryeprokurorin ishte një dënim me 1 vit e 4 muaj burg.
Diskutime rreth kësaj post