Gjykata e Lartë në Amerikë ka hedhur poshtë apelin e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili hodhi në gjyq dhe akuzonte për shpifje një botues amerikan i cili shkroi një libër për tregtinë e armëve në Gërdec. Shkëlzen Berisha tashmë nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndjekur çështjen pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar apelin e tij. Për këtë, ka reaguar dhe zv.kryeministri Erion Braçe.
Deklarata e Braçes:
“Miremengjes Salih! te fala nga Gjykata Supreme! Eshte ajo historia e tmerrshme e #GERDECIT ku u poqen te gjalle 26 shqiptare te mire, punetore krahu, burra, gra, femije, madje dhe femije ne bark te nenes; Ky tipi eshte yt bir besoj! Humbet edhe nje here! Vazhdo me gjyqe se dite me te mira do vijne”, shkruan Braçe.
Diskutime rreth kësaj post