Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Alket Hatinë, i njohur ndryshe edhe si “zoti i drogës”.
Hatia u arrestua në 8 korrik pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Por ai lihet i lirë pas 3 ditësh me argumentin se në dosje mungonte një kërkesë e ministrisë së Drejtësisë.
Alket Hatija ishte një trafikant i madh droge që vetëm me anë të celularit ishte i aftë të trafikonte drejt Italisë qindra kg lëndë narkotike.
Droga hynte në Itali përmes kamionëve e automjetve me targa europiane që kapërcenin kufirin në veri të Italisë e portet italiane.
Diskutime rreth kësaj post