.
Një kërkesë e çuditshme u është bërë autoriteteve italiane nga një 40-vjeçar, i cili pasi iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”, kërkoi të rikthehej me dëshirë në qeli.
Arsyeja pse ai nuk donte ta vijonte masën e sigurisë në banesë, ishte pasi nuk duronte dot të dashurën e babait.
“Jam liruar me arrest shtëpie, ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim”, deklaroi ai.
Karabinierët ia kanë pranuar kërkesën, por të nesërmen gjyqtari hetues duke vërtetuar arrestimin e liroi dhe e ktheu në shtëpinë nga e cila ishte “arratisur”.
Protagonist i kësaj historie është një 40-vjeçar nga Torino.
Që nga marsi i kaluar, burri ishte duke vuajtur një dënim kumulativ prej një viti e një muaji.
Gjykata Mbikëqyrëse i kishte caktuar masën e paraburgimit në shtëpi, ndaj ai u kthye të jetonte nën të njëjtën banesë me të atin dhe partneren e re të babait. Në fillim gjithçka shkoi mirë, por më pas do të lindnin probleme.
Në këto kushte për të mos jetuar me “njerkën”, 40-vjeçari zgjodhi të rikthehej në qeli, gjë e cila iu refuzua nga gjyqtari.
Diskutime rreth kësaj post