Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën për ekstradimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia turke për terrorizëm.
Seanca gjyqësore u zhvillua nën masa të larta sigurie.
Forca të shumta policore të maskuara dhe veshura me antiplumb, siç mësohet me kërkesë të Ambasadës së Turqisë në Tiranë, kanë rrethuar Gjykatën e rrethit gjyqësor Durrës, ndërsa shqyrtohej masa e arrestit të përkohshëm të vendosur ndaj 39-vjeçarit, që rezulton të jetë dënuar për arsye politike, si pjesë e lëvizjes gyleniste në Turqi.
Pasi dëgjoi palët, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestin, po rrëzoi kërkesën për ekstradim duke e lënë të lirë shtetasin turk.
Burime nga kjo gjykatë thanë se dokumentat e sjella nga pala turke në cilësinë e provave për të realizuar ekstradimin e 39-vjeçarit, një person me tituj shkencorë në vendin e tij, kanë qenë të pavlefshme nga ana juridike.
Aydogmus u kap disa ditë më parë në portin e Durrësit së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, duke u përpjekur të kalojë kufirin me dokumenta udhëtimi të falsifikuara.
Nuk dihet ende nëse do të ketë një reagim të ambasadës turke ndaj këtij vendimi të gjyqësorit shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post