Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka marrë dje një vendim për të liruar me kusht “të fortin” e Durrësit Lulzim Berisha.
Vendimi ka ardhur pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.
Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer.
Mësohet se Lulzim Berisha e ka lënë dje qelinë e burgut shkruan Panorama. Një muaj më parë, kreu i Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha i ishte drejtuar Gjykatës me kërkesën e lirimit nga burgu, me pretendimin se është i sëmurë rëndë.
Kërkesa e Berishës, që prej 12 vjetësh qëndron në qeli, është bërë përmes avokatit mbrojtës, i cili e kishte depozituar atë në Gjykatën e Shkallës së parë në Durrrës.
Sipas avokatit, klienti i tij kërkon në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu. Pas hedhjes së shortit kërkesa u caktua të shqyrtohej nga gjykatës Tristan Hamitaj.
Sipas vetë trupit gjykues, Lulzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.
Ai u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë ndodhej në burg deri diten e djeshme. Ai ishte dënuar me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë.
Diskutime rreth kësaj post