Alma Kaçi ka reaguar pas vendimit të gjykatës që e dënoi atë me 1 vit burg për skandalin seksual në zyrën e bashkisë së Kukësit me ish-kryetarin e kësaj bashkie, Safet Gjicin. Në një reagim për Ora News, Alma Kaçi shprehet se vendimi i gjykatës ndaj saj është i padrejtë.
Ajo u dënua me 1 vit pasi akuzohet për prostituvion, ndërsa Safet Gjici u dënua me 3 vite për shpërdorim detyre.
Por me gjykim të shkurtuar, Gjici do të vuajë vetëm 2 vite dhe vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit, pra më 24 qershor 2023.
Reagimi i Alma Kaçit:
Përshëndetje, jam Alma pra u njoha me vendimin e gjykatës. Doja të thoja që është turp që i japin këtë akuzë e bëjnë të përdhosin emrin tim.
Ndërkohë fare thjesht akuzën shpërdorim detyre mund t’ia kishin dhënë që në fillim zotërisë në fjalë, i cili e ritheksoi me plot gojë që blen gjykatat me lekë.
Ju bëj me dije, kam punuar në emisionin investigativ prej 1 periudhe të gjatë kohore. Punët e mia janë të gjitha të njohura në youtube. Ku specifikoj ndër të tjera blerje armësh në Skrapar, blerje armësh në Durrës.
Blerje fëmije që e shiste komuniteti rom e shumë e shumë të tjera blerje metadoni në Durrës e shumë e shumë të tjera, të cilat ritheksoj. Këto janë youtube.
Nëse unë do isha e tillë, nuk besoj që dhe zotëria që blenë me lekë e ritheksoi sërish gjykatat do merrej me 1 person me të tillë epitet.
Kjo për të vetmen arsye sepse video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e imja i kanë hedhur poshtë të tëra faktet e mia, të cilat ndodhen në telefonat që mua mi kanë sekuestruar SPAK-u.
Janë mesazhe qindra mesazhe mund të them me mijëra që unë kam komunikuar me periudhë të gjatë kohore me gazetarët e Fiks Fare për punët që kemi punuar së bashku.
Unë kam një sërë punimesh me ta dhe të tillë etiketim as nuk e pranoi, as nuk do ta pranojë dhe është turp për drejtësinë shqiptare. Mendova se kishte drejtësi. Por me thënë të drejtën. Nuk ka sepse jetojmë në një vend, ku çdo gjë blihet me lekë.
Nga 4 vjet. Zotëria mori 2 vjet.
Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në 1 vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje, femra është ajo që do goditet.
Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq. Madje unë kam dëgjuar në periudhën korrik, sepse video u shfaq në qershor.
Nuk e mbaj mend datën ekzakte. Nga goja e 1 gazetari që Alma, vëllai i Safet Gjicit, ty po të bën kurth që domethonë ki kujdes do të fusin në burg dhe aty do të helmojnë dhe do ta bëjnë sikur të ka ndodhur sikur kalon infrakt i mora qesharake.
Bisedova me avokaten time këto janë gjëra që unë nuk doja të nxirrja. Por meqë ndodhi kjo?
Më duken se këto gjëra janë 1.000 përqind të sakta. Sepse. Jo që kam frikë, unë jam 1, jam i luftarake por 1 vend ku shkelet e drejta e fëmijëve.
Në rastin konkret flas për fëmijën tim. Domethënë që kur çdo gjë këtu është e shumëzuar me 0 të drejta për të jetuar e drejta e njeriut, pra me pak fjalë mos ta zgjas shumë u godit më i dobëti. Megjithatë unë do luftoj.
Diskutime rreth kësaj post