Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha dënohet për shpifje.
Gjykata e Tiranës dënoi Berishën për shpifje ndaj gazetarit Carlo Bollino. Padia u depozitua nga Bollino në muajin korrik të vitit 2016, ndërsa vendimi është dhënë sot nga gjykata.
Berisha kishte akuzuar gazetarin Bollino për lidhje me ‘Sacra Corona Unita’, abuzim me tenderat e rezervave të shtetit dhe dekoderat dixhitalë.
Në përfundim gjykata vendosi që dënojë Berishën me dëmshpërblim dhe kostot gjyqësore. Bollino u mbrojt në procesin gjyqësor nga avokati Aranit Roshi. Kjo është hera e parë që Sali Berisha dënohet nga një gjykatë shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post