Deputeti Kujtim Gjuzi ishte i fundit nga ligjvënësit në Kuvend që përmbylli diskutimet me një “ultimatum” për maxhorancën. Gjuzi tha se pa qeveri tranzitore zgjedhjet do vidhen gjithmonë ndërsa shtoi se ata që kanë frikë nga votat e emigrantëve janë socialistët.
“Kryeministri juaj është lodhur zoti Taulant dhe i takon të shkojë në presidencë. Pa qeveri tranzitore me akademikë këtu vidhen zgjedhjet.
Do që të njohim zgjedhjet? Jo, hajdutët nuk i njohim. Ata që kanë frikë nga vota e emigrantëve jeni ju se i bëni taksat rrush e kumbulla”, – u shpreh Gjuzi.
Diskutime rreth kësaj post