Volejbollistja Silvana Bushati e njohur për debatet e ashpra në studiot televizive dhe punës si zv/presidente e Partisë Konservatore të Kujtim Gjuzit, duket se është shumë pranë endrës së saj.
Bushati, tashmë e angazhuar në politikë, është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha duke “tradhtuar” kështu Kujtim Gjuzin I cili propozoi asaj publikisht pozicionin e rëndësishëm në partinë e tij.
Me anë të një posti në Instagram, Silvana Bushati tregon se ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Berisha, ku shkruan “beso në ëndrrën tënde”.
Nuk është hera e para dhe nuk është çudi të shohim volejbollisten në PD, pasi më herët ajo ka shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar si deputete e PD.
“Kryebashkiake dhe të dua s’të lë vend lali Eri, por deputete besoj se po…”– u shpreh haptas volejbollistja Silvana Bushati.
Ndërsa përsa i përket marrëdhënies të aq shumë komentuar me Gjuzin, ajo deklaroi se pavarësisht pozicionit të besuar, ata kanë një marrëdhënie korrekte dhe që përshëndeten sa herë që takohen.
Diskutime rreth kësaj post