Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ishte i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në një lidhje direkte ku tregoi nëse do ta merrte mandatin e deputetit pas dorëheqjes së deputetëve të PD. Por deklaratat e tij kanë sjellë ilaritet dhe të qeshura në studio.
Gjuzi tha se nuk do të manipulohet nga Rama edhe pse është me 10 mijë lekë në xhep.
“Rama ka një shans historik. Ka 6 vjet që vijën vërdallë dhe nuk bën asnjë punë. Ai është sorollatur. Ramës i themi se nëse e ke seriozisht se do bësh kodin zgjedhor ne do të japim votën. Por nëse ti do manipulosh, Kujtimin se manipulon dot as me 500 mijë dollarë. 10 mijë lek kam në xhep, por nuk më manipulon dot. Kemi luajtur futboll bashkë Bushat, por mos qesh. Nuk pranoj që të shoh parlamentin bosh. Ka shpresë për këtë opozitë të re.”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post