Përballë akuzave të forta për lidhje me bandat më të rrezikshme kriminale në vend, me SPAK-un në horizont dhe kur jeta nuk është më e rehatshme për politikanët që janë përfolur për lidhje me bandat, Vangjush Daku duket se ka vendosur që të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Durrësit.
Këtë e tha mbrëmë kur ishte i ftuar në “Opinion” duke theksuar se do të shihte alternativa të tjera.
Kjo do të ishte një dalje e rehatshme dhe pa bujë nga skena e një politikani që ka mbretëruar në bashkinë e dytë më të rendësishme në vend duke gëzuar ato që ka fituar.
Por, kur nëse i referohemi përgjimeve të dala nga prokuroria për lidhjet e tij me grupin e Shijakut si edhe akuzave të opozitës për lidhje me grupe të tjera të rrezikshme në qytet, situata bëhet shumë e komplikuar për “supermenin” e Durrësit.
Sepse Gjushi mund të dojë të dalë tashmë nga kjo valle, por ai ka hyrë në një valle me “arinjtë” dhe rregulli e do që vallja nuk mbyllet më kur të dojë “supermeni”, kur do ariu.
Dhe “ariu” sipas përgjimeve të prokurorisë si edhe akuzave të opozitës janë persona me të shkuar të “lavdishme” në trafikun ndërkombëtare të drogërave dhe krimeve të tjera të ngjashme, të cilët gjatë viteve të fundit kanë bërë investime të mëdha legale në qytet, një pjesë për pastrim të parave dhe një pjesë për të pastruar të shkuarën.
Sipas opozitës, Vangjushi është garanti i bizneseve të tyre dhe një dorë tjetër në Bashkinë e Durrësit do të kthente përmbys çdo gjë të bërë deri më tani.
E gjithë kjo të bën të dalësh në përfundimin se Vangjush Dako mund të dojë të dalë nga vallja e politikës tani, kur gjërat po bëhen gjithnjë edhe më të vështira për politikanë si ai, por a e lenë ta bëjë këtë?
Përgjigjen për këtë pyetje do ta marrim jo më larg se pak muaj! /albeu.
Diskutime rreth kësaj post