Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq dhe njëri nga ministrat serb në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq thanë se presin që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet sa më shpejtë pasi kjo është detyrim që ka Prishtina zyrtare nga marrëveshja e Brukselit.
Mariq u tha gazetarëve në Mitrovicë, se Qeveria e Kosovës duhet të zbatojë pjesën e marrëveshjes që doli nga Brukseli e që është relevante për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASK), transmeton lajmi.net.
Mirëpo, Mariq theksoi se për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka deklaruar se nuk do të ketë Dekret për themelimin e ASK-së dhe hartimi i statutit nuk do të fillojë ndërsa serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.
Kështu, vendimi i Qeverisë së Kosovës duhet të implementohet si pjesë e marrëveshjes në lidhje me ASK-në, ka thënë Mariq.
Gjuriq duke mos dashur t’i kushtoj vëmendje të veçantë deklaratës së kryeministrit të Kosovës, ka thënë se Qeveria e këtij vendi duhet t’i zgjedh problemet e brendshme politike me partnerët e koalicionit dhe duhet të formohet ASK-ja.
“Sigurisht se do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ne duam që të ketë më shumë komuna me shumicë serbe, sepse atëherë do të kthehen të gjithë njerëzit që janë dëbuar”, ka thënë Gjuriq.
Diskutime rreth kësaj post