Një kompani uji në Japoni ka kërkuar falje për gjobën që i dha një punëtori që dilte jashtë në orën e drekës.
64-vjeçari kishte vite që punonte për këtë kompani dhe dilte cdo ditë për të marrë ushqim.
Edhe pse rruga i shkonte 3 minuta, për shtatë muaj i ishin mbledhur 72 minuta dhe do ti hiqej një pagë.
Kjo gjë shkaktoi zemërim publik dhe kompania u detyrua të kërkojë falje.
“Është jashtëzakonisht keqardhje që një skandal i tillë ka ndodhur dhe ne dëshirojmë të shprehim ndjesë tona të sinqerta”, thuhej në deklaratën e pronarit.
Pati edhe reagime në rrjete sociale ku njerëzit e quanin dënimin e çuditshëm dhe absurd.
Diskutime rreth kësaj post