Facebook është gjobitur me 110 milionë euro nga Bashkimi Europian për shkak se ka ofruar informacion “të pasaktë ose të gabuar” gjatë blerjes së shërbimit të mesazheve WhatsApp në vitin 2014.
Komisioni Europian ka deklaruar se Facebook kishte deklaruar më parë se nuk mund të bënte një lidhje automatike mes profileve të dy rrjeteve sociale, ndërkohë që dy vjet më vonë lançoi shërbimin që e mundëson një gjë të tillë.
Nga ana e tij, rrjeti social më i famshëm në botë deklaron se bëhet fjalë për gabime që nuk ishin bërë në mënyrë të qëllimshme. Por KE insiston në qëndrimin e tij.
“Komisioni ka konstatuar se, ndryshe nga deklarata e vitit 2014, mundësitë teknike për të bërë përputhjen automatike të identiteteve të përdoruesve të Facebook dhe WhatsApp ka ekzistuar që prej vitit 2014 dhe stafi i Facebook ka qenë në dijeni të kësaj ekzistence”, ka dekalruar KE.
Komisioni ka shtuar se gjoba nuk do të kthejë vendimin e tij për të zbardhur blerjen prej 19 miliardë dollarë të ËhatsApp dhe se ajo nuk lidhet me hetime të tjera për mbrojtjen e të dhënave.
Komisionerja e BE për Konkurrencën, Margrethe Vestager deklaroi: “Vendimi i sotëm është një mesazh i qartë që u dërgohet kompanive se duhet të përmbushin të gjitha rregullat e BE-së, përfshirë detyrimet për të garantuar informacione korrekte”.
Diskutime rreth kësaj post