Viti 2020 ka filluar me masa ndëshkuese të vendosura për t’u zbatuar ndaj drejtuesve të automjeteve, të cilët nuk i përfillin rregullat e trafikut rrugor. Ndër to edhe për përdoruesit e telefonit gjatë vozitjes, të cilët do të gjobiten deri në 1 mijë e 700 euro.
Një rregull e tillë, po përgatitet të vihet në zbatim që nga ky vit në Itali, që i bie se gjoba e cila është e vendosur deri më sot do të katërfishohet ndaj përdoruesve të telefonave në timon.
Parlamenti italian pritet të votoj së shpejti një normativë të re masash në kodin rrugor 2020, e cila ka për qëllim sigurinë më të shtuar rrugore.
Për të evituar lëvizjen me shpejtësi të lartë është propozuar edhe ndërtimi i vizave të bardha në lartësi të ngritur deri në kufi me trotuarin me detyrimin e ngadalësimit të shpejtësisë së automjetit.
Gjatë vitit që lam pas, në Itali kanë humbur jetën në aksidente rrugore 1566 persona. janë regjistruar mbi 685 mijë shkelje rrugore për shpejtësi të lartë e janë tërhequr 61.322 patenta.
Diskutime rreth kësaj post