Sjelljet e gabuara të këmbësorëve bëhen shpesh shkak i aksidenteve rrugore. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve. Qytetarët që nuk respektojnë semaforin apo kalimin në vijat e bardha tashmë ndëshkohen me 1 mijë lekë.
Specialisti i qarkullimit rrugor, Gerhard Baka ka deklaruar në njw program televiziv se dikur ndëshkonin vetëm njërën palë, përgjegjësia është dyanëshe.
Sakaq, ai ka theksuar viti 2023 ka qene nje vit rekordesh për ndëshkueshmërinë për drejtuesit e mjeteve.
“Kapërcimi i karrexhatës jo në vijat e bardha konsiderohet shkelje. Te vijat e bardha drejtuesit e mjeteve ka marrë shumë frikë, pas ndëshkimeve që kemi marrë për këtë kategori. Viti 2023 ka qene nje vit rekordesh për ndëshkueshmërinë për këtë kategori, drejtuesit e mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorit në vijat e bardha, por nuk mund të jemi të njëanshëm. Ne ndëshkonim vetëm njërën palë, ndërkohë, në një ngjarje rrugore, përgjegjësia është dypalëshe. Pra, kemi këmbësorin dhe faktorin mjet. Kur kemi shkaktarët e aksidenteve dhe kur ndëshkojmë shkaktarët e shkeljes së kodit rrugor”, u shpreh Baka.
Diskutime rreth kësaj post