Gjykata Antikorrupsion ka kthyer pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se çështja u kthye, pasi GJKKO kërkon disa ekspertiza të tjera për projektin “Promenadë Bregdetare” si dhe të pyeten disa dëshmitarë.
Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, së bashku me 10 persona të tjerë.
Këto akuza lidhen së pari me një pallat 11 katësh, që sipas SPAK, u ndërtua në vitin 2011 jashtë çdo kriteri, kushti teknik dhe në paligjshmëri.
Së dyti, projekti “Promenadë Bregdetare” sipas Prokurorisë së Posaçme, se hartua me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekë, për të cilat në fillim bashkia Durrës hapi proces ndaj firmës, por më pas juristi i caktuar nga ish-kryebashkiaku u tërhoq nga gjykimi. Bashkia Durrës pavarësisht dëmit të konstatuar edhe nga KLSH kreu likuidimin financiar ndaj subjektit privat.
Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor të vitit të kaluar.
Diskutime rreth kësaj post