Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës.
Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.
GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrimit me paraqitje.
Ndaj Sali Berishës është vendosur masa “detyrim paraqitje” lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, por ish-kryeministri nuk ka pranuar të paraqitet në GJKKO pasi sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën.
Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi ndodhet në burg për të njëjtën çështje.
Masa “detyrim paraqitje” është vendosur edhe për ndërtuesin e kompleksit Fatmir Bektashi.
Diskutime rreth kësaj post