Ndërkohë që i gjithë vendi është i izoluar për shkak të koronavirusit, duket se as toka nuk po gjen qetësi në këtë vend. Një tërmet me magnitudë 4.3 ka goditur paraditen e sotme Italinë, me epiqendër në Piacentino. Për momentin nuk raportohen dëmtime.
Lëkundjet janë ndjerë në pjesën më të mirë të Veriut të Italisë, nga Milano në Torino. Epiqendra sipas Ingv, është regjistruar 6 km nga komuna e Cerignale dhe ka qenë në një thellësi 3 km.
Diskutime rreth kësaj post