Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur për koncesionet duke hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë.
Meta ka denoncuar sot aferën e shtyrjes së afatit të koncesionarit të Aeroportit të Rinasit me 13 vite, ende pa mbaruar afati i kontratës së parë. Presidenti ka sjellë sot disa të dhëna, që e bëjnë sipas tij, edhe më të dyshimtë këtë marrëveshje.
Gjithçka nga qeveria në parlament, ka kaluar brenda një date, me 27 janar. Një nxitim që tregon se aty fshihet diçka, ndërsa siç ka thënë Meta, ka ligje shumë të rëndësishme që presin ende nëpër komisione e nuk kalojnë në konferencën e kryetarëve në Kuvend.
Por, ende më shumë, Presidenti thotë se marrëveshja mes qeverisë dhe kompanisë, është nënshkruar tek një noter në Kamëz. Pse pikërisht në Kamëz? pyet Meta, teksa qindra noterë ka në Tiranë.
Kreu i shtetit zbuloi edhe të tjera detaje. Mungesën e garës, prishjes e barazisë, dhe mospasjen e një studimi apo analize për këtë kohëzgjatje, duke qënë se kemi të bëjmë me një objekt të rëndësisë së sigurisë kombëtare, siç është Rinasi.
Diskutime rreth kësaj post