Ashtu siç është bërë zakon prej 16 vitesh nata e ndërrimit të viteve në ekranin e Top Channel do të kalohet me humorin që ofron program me i dashur për të gjithë shqiptarët, Portokalli.
Ky vit vjen me ndryshe se kurrë me regjisorin Altin Basha i cili është përpjekur të bëjë bashkë emrat më të rëndësishëm të skenës që ky program ka pasur ndër vite pjesë të tij.
Gjithmonë natën e vitit të ri Portokalli merr një emër të veçantë për të cilin regjisori Altin Basha e ka një arsye të fortë. Ai thotë se ‘’Sweet Home” do të jetë emri këtë vit si për të treguar që të gjithë janë rikthyer në familje’’.
Shumë figura të njohura të ekranit që kanë spikatur në fillimet e karrierës pikërisht në Portokalli i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së regjisorit për të qenë pjesë e tryezës së çdo shqiptari në datën 31 dhjetor.
Padyshim emocioni edhe për ta është i madh madje i bën të rikthehen pas në kohë. Ermal Mamaqi, Besart Kallaku, Amarda Toska, Eneda Tarifa, Mariana Kondi e të tjerë do të mbushin me humor shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.
Në fund regjisori Altin Basha e mbyll duke pranuar peshën e përgjegjësisë që ndjejnë të gjithë ata të cilët punojnë në “Portokalli” për faktin se duhet të bëjnë maksimumin në mënyrë që të përmbushin pritshmëritë e të gjithëve që shijojnë humorin e tyre në ditën më të rëndësishme të vitit.
Diskutime rreth kësaj post