Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka njoftuar se Turqia po kërkon zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, ta ndryshojnë emrin e këtij vendi në “Türkiye”.
Ankaraja do t’i dërgojë nesër zyrtarisht të gjithë akterëve ndërkombëtarë- e pritet që ndryshimi të bëhet zyrtar gjatë javës së ardhshme, ka shtuar shefi i diplomacisë turke.
Kombet e Bashkuara janë të gatshme për ndryshimin, kurse Ankaraja dëshiron ta ndryshojë versionin anglez nga “Turkey” në “Türkiye”.
Kjo lëvizje e ribrendimit ka pasuar pas dekretit që në dhjetor e nënshkroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, që në gjuhën angleze, franceze e gjermane, të kalojë në “Türkiye”, pasi ky emër përfaqëson kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme.
Diskutime rreth kësaj post