Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim pasi u konstatua nga policia e Gjirokastrës së transportonte ilegalisht emigrantë jashtë kufirit kundrejt 500 eurove pagesë. Bëhet fjalë për Genc Muratin, i cili pasi e kuptoi se ishte pikasur nga policia braktisi mjetin, i cili u sekuestrua nga policia.
Po ashtu, blutë arrestuan një 17-vjeçar i cili po ashtu transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. I mituri u kap në ‘Urën e Kardhiqit’ me 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të shkonin në vendet e BE-së.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.
Materialet për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post