Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi thotë se PD bëri hile në marrëveshjen Rama-Basha duke marrë nën sqetull aleatët e saj, ndërsa PS po gaboi dhe tani do ta thellojë gabimin me thirrjet e dëshpëruara të aleatëve që mbeten rrugëve.
Në një intervistë telefonike për Ora News Gjinushi tha : Koalicionet lejohen nga Kodi dhe i lejon marrëveshja e partive, ky është skandali juridik që ka ndodhur në Shqipëri. Dhe me porosi të Lul Bashës, nuk lejohen të garojnë aleatët e PSD-së. Do të përpiqen ti pengojnë, ndërkohë që vetë Basha, apo Berisha më saktë, aleatët e vet i mori nën sqetull dhe PS ka ngelur vetëm.Dhe e e vetme nuk fiton. Ia kemi thënë në 2009, nuk dëgjoi, na kërkoi falje, dhe nuk duam që të na kërkojë falje prapë. Me këtë rast i bëj thirrje dhe Edi Ramës ti bëjë llogaritë mirë sepse i duhet absolutisht bashkëpunimi me PSD, pavarësisht presionit që ka nga të vetët për interesa personale. Sepse pa mandatet e PSD-se e majta nuk fiton dot mbi 70 mandate.
Në thelb është kjo: Hajde të merremi vesh me njëri tjetrin dhe të lëmë në baltë të tjerët. PD prapë bëri një “hile” sepse aleatët e vet i grumbulloi. PS gaboi dhe tani do ta thellojë gabimin me këto thirrje të dëshpëruara të aleatëve që mbeten rrugëve. Për aleatët që mbeten rrugëve unë shpreh keqardhje dhe tani të jenë më në krah tonin, sesa të PS-së, ase PS dhe PSD sepse vetëm kështu fitohet.
Diskutime rreth kësaj post