Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, deklaroi se pas zgjedhjes së Ilir Metës president, PS nuk ka më nevojë të qeverisë me LSI-në. Në fjalën e tij, Gjinushi u shpreh se zgjedhja e Metës si President ishte një skenar i përfolur dhe më parë, por jo për tani. Më tej, Gjinushi shtoi se gjithashtu PD mbeti jashtë loje për zgjedhjet, dhe tashmë PS nuk ka më nevojë për LSI-në duke e nxjerre dhe LSI jashte loje. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi ka treguar se pse në krye të listës së tij në Shkodër qëndron emri i Tom Doshit. Sipas tij, Doshi e ka treguar se ka mbështetje të madhe në Shkodër, dhe mbështetjen e vë në shërbim të njerëzve.
Tom Doshi po kandidon nën siglën e Partisë suaj?
Po , është i pari në listën e Shkodrës, kandidaturë më të mirë s’mund të gjenim. Ka treguar që ka mbështetje, di ta rikthejë mandatin e njerëzve. E vë në shërbim të njerëzve. Është nga figurat më të pranuara.
Diskutime rreth kësaj post