Një kryetar i një komune në Afrikën e Jugut ka shpërblyer me bursa 16 adoleshente që kanë ruajtur virgjërinë gjatë shkollës së mesme, ka njoftuar zyra e komunës.
Kryetari i Uthukelas Dudu Mazibuko ka provuar diçka të re duke ofruar bursa për vajzat që kanë ruajtur virgjërinë. Programi ishte tentim për të ndaluar shtatzëninë e adoleshenteve dhe që vajzat të ishin “tërësisht të fokusuara në shkollë”, ka njoftuar zyra e tij, raporton “UPI”. Rreth gjashtë për qind e adoleshenteve në Afrikën e Jugut kanë mbetur shtatzënë në vitin 2013.
Vajzat që kishin aplikuar për bursë shkollore është dashur ta vërtetojnë se kanë ruajtur virgjërinë përmes një testi.
“Me shpërblim duam të ju falënderojmë që keni mbajtur veten dhe mund ta ruani veten edhe për tre vjetët e ardhshme deri sa të merrni certifikatën”, ka thënë Mazibuko për një radio lokale.
Zyra e kryetarit shpërblen 100 studentët më të dalluar për çdo vit, por kategoria e re ka shkaktuar shumë debate në Afrikë.
“Kjo shkel të drejtat kushtetuese për privatësi”, thotë Palesa Mpapa, menaxhere e “People Opposing Ëomen Abuse”. “Po ashtu diskriminon vajzat pasi djemtë kurrë nuk testohen, edhe pse janë shkaktar i humbjes së virgjërisë”.
Diskutime rreth kësaj post